INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lotaria Amerikane, ambasada: Ja si të mbroheni nga mashtrimet

Lotaria Amerikane, ambasada: Ja si të mbroheni nga mashtrimet

Publikuar më: 14:17 16-10-2016

Pas hapjes së aplikimeve për Lotarinë, Ambasada Amerikane ka publikuar disa këshilla sesi të mbrohemi nga mashtrimet. Ambasada bën me dije se për t’u regjistruar në programin “DV 2018” duhet përdorur vetëm faqja zyrtare www.dvlottery.state.gov. dhe aplikimi mbyllet në 7 nëntor 2016 në orën 18.00.

Aplikuesit duhet të kenë kujdes nga mesazhe në e-mailin e tyre që tregojnë se jeni shpallur fitues dhe duhet të paguani një shumë parash për të nisur procedurat.

Vetëm informacionet për vizë që në fund të faqes së internetit kanë “.gov” është zyrtare e qeverisë së SHBA-së. Çdo informacion tjetër, që vjen nga një adresë që nuk përfundon me “.gov”, është e dyshuar.

Asnjëherë mos dërgoni para për aplikimin për vizë

Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë në programin e “DV 2018”. Tarifat për procesin e aplikimit i paguhen Ambasadës Amerikane në momentin e intervistës kur ju shpalleni fitues nga aplikimi “DV 2018”.

Ka vetëm një vend për të mësuar statusin tuaj, online

Aplikantët e lotarisë duhet të kontrollojnë statusin e tyre në internet përmes Kontrollit të Statusit të DV Entry në http://www.dvlottery.state.gov.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834