Ditën e djeshme kanë nisur aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane aplikimet pritet të zgjasin deri më 5 nëntor.
Gjatë ditës së sotme në faqen në Facebook të Ambasadës janë publikuar hapat që duhen ndjekur për të realizuar aplikimin duke shmangur gabimet e mundshme gjatë plotësimit të formularit.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen,”-thuhet në postimin në rrjete sociale.