Gjatë një fjalimi ditën e premte, presidenti Donald Trump dha një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane.
Si pjesë e propozimit për emigracionin, Trump bëri thirrje për dhënien fund të programit të lotarisë. Trump u shpreh se: "Në mënyrë të gabuar programi po jep rastësisht karta green, pa marrë parasysh aftësinë, meritën apo sigurinë e popullit tonë".
Trump ka cituar në mënyrë të përsëritur kërcënimet e terrorizmit si një arsye për t'i dhënë fund lotarisë së vizave dhe programit të ashtuquajtur migrimi zinxhir, i cili u lejon qytetarëve të sponsorizojnë të afërmit e tyre për të migruar në SHBA.