Nëse ëndërroni të shkoni në Amerikë duhet të lexoni rregullat e reja që do të vendosen për aplikuesit. Departamenti amerikan i shtetit ka propozuar disa rregulla të reja për lotarinë amerikane, rregulla të cilat janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për “verifikim ekstrem”.
Aplikuesit duhet të listojnë të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vitet e fundit. Propozimi i ka kaluar zyrës për Menaxhim dhe Buxhet në Shtetet e Bashkuara dhe ka 60 ditë kohë për t'i komentuar dhe miratuar propozimet.
Por jo vetëm kaq, aplikuesit duhet të tregojnë dhe numrat e telefonave që kanë përdorur pesë vitet e fundit, përfshirë adresat e e-maileve si dhe udhëtimet ndërkombëtare.
Propozimet e Trump janë pritur mirë nga një pjesë e madhe, pasi kjo forcon sigurinë e ShBA, por kanë qenë të shumtë zërat kritikë që i kanë quajtur absurde propozimet, pasi vetëm vonojnë procesin.