Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar rihapjen e aplikimeve për lotarinë amerikane. Përmes një postimi në Facebook, ambasada i ka rikujtuar të gjithë qytetarëve të interesuar për programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2022, se aplikimet do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020, deri më 10 nëntor 2020 në orën 18:00.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)! Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://ow.ly/7dCz50BFoLx
Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Tëitter dhe instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.”, njoftoi më herët ambasada e SHBA-ve.
Sipas saj, të gjithë qytetarët që janë të interesuar, duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane.