INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Lotët ende nuk janë tharë ...' 1 vit pas ndarjes nga jeta e Adelës, Eraldo Rexho rrënqeth me dedikimin dhe bën realitet nismën e saj [FOTO]

'Lotët ende nuk janë tharë ...' 1 vit pas ndarjes nga jeta e Adelës, Eraldo Rexho rrënqeth me dedikimin dhe bën realitet nismën e saj [FOTO]

Publikuar më: 13:15 29-10-2018

29 tetori i vitit të kaluar ishte dita kur i gjithë publiku, media dhe njerëzit e afërt u shokuan nga ndarja nga jeta të Adela Xhamanit.

Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother” u shua si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e saj në moshën 31-vjeçare.

Miqtë e saj të ngushtë përgjatë gjithë vitit e kanë kujtuar të ndjerën me anë të fotove në platformat e tyre sociale si një formë kujtimi dhe falenderimi për atë çfarë ajo ishte, një vajzë e urtë, e sinqertë e cila punonte shumë për të bërë ëndrrat e saj realitet por edhe për të ndihmuar të tjerët.

Shoku i saj i ngushtë, Eraldo Rexho njërkohësisht edhe kolegu i saj ka bërë një dedikim të ndjerë në 1-vjetorin e saj duke dhënë edhe një lajm mjaft të mirë.

Ai ka zbuluar nismën më të re që ai dhe të gjithë miqtë e Adelës kanë ndërrmarë, për të sjellë në jetë projektin e saj që ajo e kishte shumë përzemër por që fatkeqësisht mbeti përgjysmë.

Nisma quhet “Në Vend të Adelës” dhe prezantohet për herë të parë ditën e sotme. “Me dëshirën për të ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë vajzave të provincave që ëndërrojnë Tiranën, që prej mundësive ekonomike dhe mentalitetit nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për shkollimin dhe lirinë.” ,-shkruan Eraldo në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

Një vit shkoi pa ty Adela... Ti e di, na ke parë, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin nga ne. Pa ty 'lufta' ka qenë më e vështirë, trishtimi më i fortë, gëzimi më i shkurtër... Por sidoqoftë jetuam, me ty çdo ditë, ndoshta dhe për ty, për ëndrrat e tua. Ende sot është e vështirë që të besosh se ti nuk je, çdo ditë hap whatsapp e messenger dhe mundohem të të gjej aty, dëgjoj zërin tënd, shoh fotot tona, qaj e qesh me ty, për kohën tonë, kohën e një shoqërie me ditë të paharrueshme, me lumturi, zënka, kapriço, realizime, krenari, probleme dhe me shumë shumë dashuri. Adela, nuk e di ku je, ndoshta ja krah meje në zyrë tani që po shkruaj, por edhe nëse po më sheh e dëgjon nga lart, dije që më mungon shumë. Më mungon fjala jote, buzëqeshja, zgjidhja, e bërtitura, përkëdhelja, më mungon ti Adela... Shumë njerëz kur humbasin dikë të afërt, i drejtohen Zotit me pyetjen: pse e solle në jetën time për kaq pak? Unë nuk ia bëj më Atij këtë pyetje Adela. Vendosa të mos ia bëj më, madje përkundrazi, tani e falenderoj çdo ditë që më dha mundësinë të jetoj një shoqëri të pastër, si kristali, me një vajzë si ty, që më mësoi çdo ditë aq shumë. Lotët ende nuk janë tharë, por kur kujtoj sesa xhan më e kishe dhe mendimi se je gjithmonë me mua, më ka bërë që të vazhdoj nismën që kishim në plan ta ndërmerrnim bashkë... "Në vend të Adelës" është projekti që prezantohet sot, me dëshirën për të ndihmuar dhe për t'i dhënë shpresë vajzave të provincave, që ëndërrojnë Tiranën, që prej pamundësive ekonomike dhe mentalitetit, nuk arrijnë kurrë të bëhen të pavarura e as të vendosin vetë për jetën e tyre, që njësoj si ty ëndërrojnë shkollimin dhe lirinë. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt Adela, ata që ti i doje fort dhe me ndihmën e tyre dhe të Zotit lart, shpresojmë të çojmë përpara këtë iniciativë që ti e kishe aq përzemër. Do takohemi bashkë pak ditë pas ditëlindjes tënde, në Tiranën që aq shumë e doje. Pusho në paqe engjëll! Parajsa është e jotja, unë jam krenar për këtë #GjithmonëMeMua #PërgjithmonëAdela #AdelaXhamani #NëVendTëAdelës #12Nëntor #arTurbina ❤️

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on

Article Logic
Execution time: 0.0043261051177979