Ylli i One Direction është arrestuar dhe detyruar që të paguajë 20 mijë dollarë për të dalë nga burgu.
Artisti 25 vjeçar u përfshi në një zënkë të dhunshme kur mbërriti në aeroportin e Los Angeles së bashku me të dashurën e tij Eleanor Calder. Dyshja po kthehej në L.A pasi kishin shijuar pushime romantike në Las Vegas. Ai u përfshi në kontakt fizik pasi i kërkoi paparacit që të mos e filmonte më ndërkohë që Tomlinson po priste bagazhet e tij. Raporti në polici tregon se ai qëndroi në rajon për më shumë se 1 orë e gjysëm dhe u lirua vetëm pasi pagoi lirinë me kusht.