Një nga markat më të njohura botërore, Louis Vuitton ka prodhuar një çantë të veçantë. Themi të veçantë pasi në të është dizenjuar pikërisht flamuri shqiptar.
Çanta mban dizajnin klasik të firmës, por janë shtuar ngjyra e kuqe dhe në mes shqiponja dykrenare.
Çanta kushton 9900 dhe tashmë është publikuar në internet për shitje.
Nëse mendoni se na kanë mbajtur me hatër dhe kanë dizenjuar vetëm flamurin shqiptar, e keni gabim, pasi Louis Vuitton ka nxjerr në shitje çanta me flamujt e shteteve të ndryshme.