INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"LOVE STORY" që ka prekur gjithë botën, ja përse [FOTO]

Publikuar më: 09:57 30-08-2016

Dashuria pranon gjithçka dhe ky çift nga Kina është një shembull i përsosur. Dong Zhijun, i cili është shumë i shkurtër dhe bashkëshortja e tij Yuan Wanyu, e cila është viktimë e një djegie, provoi se kur bëhet fjalë për dashurinë, pamja nuk është gjithçka.

Dong, 29 vjeç, është një biznesmen dhe ka lindur me sëmundjen e rakit. Kjo sindromë ndikon në mos zhvillimin e kockave, duke bërë që ai të mbetet shumë i shkurtër.  Yuan Wanyu, 27 vjeç dhe burri i saj Dong, u takuan shtatë vjet më parë gjatë një seminari online për njerëzit me aftësi të kufizuara. Ajo pësoi djegie të rëndë gjatë një aksidenti kur ishte vetëm një vjeç. Fytyra ju shpërfytyrua dhe ajo humbi të gjithë gishtat e dorës së saj të majtë dhe shikimin si rezultat i aksidentit.

Pasi Yuan takoi Dong online, çifti qëndroi në kontakt të ngushtë për një vit. Yuan ishte refuzuar nga disa kompani për shkak të pamjes së saj dhe Dong u bë shoku i saj. Shumë shpejt të dy ata ranë në dashuri me njeri-tjetrin. Çifti që jeton në Anshan, në provincën veriore të Liaoning të Kinës, tha se mirëkuptimi i ndërsjellë dhe mbështetja pa kushte janë çelësi i kësaj martese të lumtur. Ata janë martuar në vitin 2010 dhe thonë se janë shumë të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674