INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Low shokon të gjithë, lë një super talent jashtë

Low shokon të gjithë, lë një super talent jashtë "Euro 2016"

Publikuar më: 12:56 31-05-2016

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka shokuar të gjithë teksa sot ka shpallur listën me 23 futbollistët që do të marrë në Francë, duke lënë jashtë Marco Reus.

Ylli i Dortmundit nuk ka mundur që të rikuperohet në kohë për këtë kompeticion, ndërkohë që të tjera përjashtime të mëdha janë edhe Karim Bellarabi, Julian Brandt (Bayer Leverkusen) dhe Sebastian Rudy (1899 Hoffenheim).

Në 23 lojtarët e përzgjedhur nuk mund të mungojë edhe shqiptari, Shkodran Mustafi.

Portierët: Manuel Neuer (Bayern Munich), Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter-Stegen (Barcelona)

Mbrojtësit: Jerome Boateng (Bayern Munich), Emre Can (Liverpool), Jonas Hector (Koln), Benedikt Howedes (Schalke), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Shkodran Mustafi (Valencia), Antonio Rudiger (Roma)

Mesfushorët: Sami Khedira (Juventus), Bastian Schweinsteiger (Manchester United), Mesut Ozil (Arsenal), Andre Schurrle (Wolfsburg), Toni Kroos (Real Madrid), Mario Gotze (Bayern Munich), Julian Draxler (Wolfsburg), Leroy Sane (Schalke), Julian Weigl (Borussia Dortmund), Joshua Kimmich (Bayern Munich)

Sulmuesit: Thomas Muller (Bayern Munich), Mario Gomez (Besiktas), Lukas Podolski (Galatasaray)

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539