INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI akuza qeverisë për ekstradimin e Nezar Seitit: Të nisë hetimi penal

LSI akuza qeverisë për ekstradimin e Nezar Seitit: Të nisë hetimi penal

Publikuar më: 15:49 29-01-2018

Nënkryetari i  LSI-së, Luan Rama ka reaguar së fundmi me anë të një postimi në facebook duke theksuar se ekstradimi i Nezar Seitit është rasti që tregon se shteti është kundër drejtësisë.

Në postimin në Facebook, Rama thotë se është skandaloze të nisë hetim administrativ, ndërkohë që duhet të ketë hetim penal për rastin në fjalë.

Postimi i plotë i Luan Ramës në facebook:

Skandal: Shteti kundër drejtësisë!

I arrestuari për trafik droge “arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Eshtë i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017.

Eshtë shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41) !

Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhej të kishte nisur menjëherë hetimin e këtij skandali, që përbën gjithashtu një krim të rëndë shtetëror!

E meqë nuk ka njoftim ta ketë bër?, është në kohë ta bëjë sa më parë, duke filluar çështjen penale në ngarkim të autorëve që organizuan dhe realizuan në bashkëpunim ekstradimin e paligjshëm të të vetmit “peshk të madh” të trafikimit të drogës që kishin të arrestuar, i cili u “arratis” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Sepse është skandaloze që Prokuroria ka nisur një “hetim administrativ” për prokurorët që arrestuan dhe hetonin trafikantin, ndërkohë që do të duhej të ishin arrestuar tashmë, më e pakta për shpërdorim detyre dhe pengim te hetimit të gjithë ata që në bashkëpunim organizuan dhe realizuan ekstradimin e paligjshëm!

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672