INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI akuzon: “Korrupsion e drogë”, kryerilindasi përgjegjës

LSI akuzon: “Korrupsion e drogë”, kryerilindasi përgjegjës

Publikuar më: 15:48 12-06-2017

Ashpërsohen edhe më tej akuzat mes PS e LSI, aleatë në bashkëqeverisje për 4 vitet e fundit. Në një dalje për mediat Luan Rama ka shpërthyer ndaj Edi Ramës, të cilin e quajti kryerilindës, dhe që sipas Luan Ramës është përgjegjës për situatën në vend. 

Luan Rama:
“Sistemi, është e vërtetë, që ka probleme. Është i korruptuar, sepse në krye të këtij sistemi për katër vjet ka qenë kryetari i Rilindjes. Sistemi po, është i trafikuar dhe i kanabizuar, sepse për 4 vjet me radhë në krye të këtij sistemi ka qenë kryetari i Rilindjes. Po, sistemi është i inkriminuar, sepse në krye të këtij sistemi për katër vjet ka qenë kryetari i Rilindjes”.
Kanabizimi i vendit ka qenë një akuzë e hershme e Lëvizjes socialiste për integrim, por sot nënkryetari i saj Luan Rama ka zgjeruar akuzat edhe tek tatimet, doganat dhe administrata.
Luan Rama:
“Jo vetëm kaq, po në sistemin tatimor? Po në sistemin doganor? Ku doganierë të korruptuar dhe të inkriminuar i manipulojnë dhe i komandojnë skanerat për t’i mbyllur kur duhet të kalojnë tonelatat e drogës, kush mban përgjegjësi, z. kryetar i Rilindjes? Përse nuk u thoni shqiptarëve hapur, cila është përgjegjësia juaj e drejtpërdrejtë dhe lërini tentativat për të mashtruar, për të manipuluar dhe për të trafikuar opinionin vetëm e vetëm në funksion të pushtetit të tepsisë suaj dhe të timonit tuaj”.
Tepsia e pushtetit, është kryefjala e Edi ramës, i cili kërkon 71 mandate për të qeverisu i vetëm pas zgjedhjeve të 25 qershorit, por LSI ka një tjetër qasje për të.
Luan Rama:
“Ku janë shushunjat në këtë sistem dhe pse i ka lejuar shushunjat kryetari i Rilindjes dhe u kujtua sot në fundin e mandatit t’u flasë shqiptarëve për shushunjat. Cila pjesë e tepsisë së kryeministrit qenka pjesa e helmuar? Pjesa që ka drejtuar LSI-ja dhe pjesa që paska drejtuar zotëria e tij qenka pjesa e ëmbël”?
Luan Rama thotë se koalicioni PS-LSI në marrëveshjen e 1 prillit 2013, ka qenë parimore, programore, dhe jo për tepsi dhe timon.
Luan Rama:
“Marrëveshja e 1 prillit është dokumenti që u krijua që funksionoi dhe vazhdon të funksionojë në fakt me PS nuk ka qenë marrëveshje për tepsi, as për timon, as për koncesione dhe as për kanabizimin e vendit, por një marrëveshje parimore”.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494