INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI ankimon në Kolegj vendimin e KQZ për numëruesin e tretë

LSI ankimon në Kolegj vendimin e KQZ për numëruesin e tretë

Publikuar më: 16:01 14-06-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për anëtarin e tretë të numëruesve në Grupet e Numërimit të Votave të zgjedhjeve të 25 qershorit. Kolegji Zgjedhor do të hedhë shortin në seancën që do të mbajë nesër në orën 11:30, për të përcaktuar trupën gjyqësore që do të shqyrtojë padinë bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI kundërshton vendimin e KQZ, pasi pretendon se i takon kësaj force politike që ta ketë numëruesin e vetme në Grupet e Numërimit dhe jo ta ndajë me PDIU. Shorti i hedhur nga KQZ sot, përcaktoi ndarjen e anëtarit të tretë mes LSI dhe PDIU në grupet e numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Vendimi i KQZ-së se numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, në tavolinat me numër çift anëtarësh do t'i përkasë LSI-së shkaktoi pakënaqësi te përfaqësuesi ligjor të kësaj force politike. KQZ përcaktoi se PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek. Me vendimin e sotëm të KQZ, kompletohen me anëtarë grupet e numërimit të votave. Ndarja e anëtarëve në grupet e numërimit do të jetë e tillë. Nga e djathta, numëruesit do t'i përkasin PD-së e PR-së, ndërsa për të majtën, njëri numërues i përket PS-së, ndërsa numëruesi i dytë është ndarë mes PDIU dhe LSI.

Grupet numërimit:
PS - 1 numërues
PD - 1 numërues
PR - 1 numërues
LSI- 1 numërues në tavolinat me numër çift
PDIU- 1 numërues në tavolinat me numër tek

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383