INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI del kundër qeverisë: Të pezullohet projekti për laboratorët në spitale [FOTO]

LSI del kundër qeverisë: Të pezullohet projekti për laboratorët në spitale [FOTO]

Publikuar më: 18:57 14-12-2016

Grupi parlamentar i LSI-së ka bërë një kërkesë në Kuvend për për pezullimin e financimit nga buxheti i vitit të ardhshëm të projektit të partneritetit public-privat për laboratorët spitalorë.

Ka qenë kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili i cili ka dorëzuar letrën për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta ku  renditen edhe arsyet e kësaj kërkese.

Në letrën e zbardhur nga neësbomb.al, sipas LSI, kompania private që ka kontaktuar Ministria e Shëndetësisë për konsulencë ende nuk ka dalë me një përfundim të plotë dhe të detajuar për këtë.

“Kompania përkatëse është ende në proces të diskutimit të detajeve përfundimtare që lidhen me projektin, gjë të cilën ministri e ka bërë publike në dëgjesën e organizuar në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë”, thuhet në kërkesën e LSI-së.

Së dyti, sipas LSI edhe vetë opinioni i kompanisë ka karakter këshillimor, ndërsa së treti kërkohet që në buxhetin e shtetit të miratohen për financim vetëm projekte për të cilat vlerësimi dhe procedurat e miratimit zyrtar janë përfundimtare, e sipas LSI-së, në rastin e laboratorëve kjo nuk ka ndodhur.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994