INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI dënon rëndë dhunimin e biznesmenit libanez: Fajtorët sa më parë para drejtësisë

LSI dënon rëndë dhunimin e biznesmenit libanez: Fajtorët sa më parë para drejtësisë

Publikuar më: 11:44 11-09-2016

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur ditën e djeshme në kryqëzimin e Laknasit pranë Rinasit ku u dhuna biznesmeni amerikano-libanez Faad Mitri. Reagimi i parë nga maxhoranca është ai i LSI që përmes Luan Ramës dënon aktin ndërsa i kërkon organeve të rendit të bëjnë më shumë për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

 “Dhuna ndaj bisnesmenit libanez akt tepër i rendë. Urojmë shërim të shpejtë bisnesmenit. Të bëhet hetim i thellë dhe i gjithanshëm i ngjarjes. Fajtoret sa më parë para drejtesise. Ky akt mesazh negativ për bisnesmenet e huaj. Organet e rendit të bejnë më shumë për parandalimin. Agjensitë  e inteligjencës të intensifikojnë luften ndaj krimit të organizuar”, thotë Luan Rama në deklaratën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541