INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI denoncon presionet ndaj qytetarëve: Po mbledhim prova dhe do t’i bëjmë publike

LSI denoncon presionet ndaj qytetarëve: Po mbledhim prova dhe do t’i bëjmë publike

Publikuar më: 18:21 14-06-2017

Sa më shumë që i afrohemi datës së zgjedhjeve aq më shumë nxehet situata politika. Në këtë kuadër vjen dhe denoncimi nga kryesuesi i listës së LSI në Vlorë, Shezai Rrokaj.

Në një deklaratë për shtyp, LSI Vlorë thotë se denoncon shkeljet e forta të ligjit dhe presionet e vazhdueshme ndaj anëtarve të saj. Më tej LSI dega Vlorë, thotë se zotëron prova për këto denoncime dhe se në ditët në vijim do t'i bëjë publike ato, së bashku me emrat e individëve të përshirë.

Deklarata e plotë e LSI:

Deklaratë për shtyp

LSI Vlorë denoncon shkeljet e rënda ligjore, që lidhen me goditjen  në mënyrë të turpshme të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë dhe krijimin e një klime presioni ndaj qytetarëve. I garantojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë qytetarët e Vlorës se ne nuk frikesohemi dhe nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj LSI-së, gjë që shpreh në mënyrë të qartë ankthin ndaj fitores së LSI më 25 Qershor.

Ne po mbledhim prova të pakontestueshme në bazë të informacioneve që kemi dhe në ditët në vijim do t'i bëjmë publike e do t'i ndjekim ligjërisht edhe me emra konkretë individësh të përfshirë. Qytetarë vlonjatë, dëshmoni edhe një herë kurajon tuaj për të mos rënë pre dhe për të mos e shitur dinjitetin tuaj ndaj presioneve të paskrupullta dhe mashtrimeve të asfaltit e makijazhit elektoral të radhës. Qyteti i Pavarësisë nuk e shet dinjitetin përballë zinxhirit të korrupsionit masiv që po shtrin tentakulat për të kapur e bërë pis dhe këtë fushatë zgjedhore.

Ne zotohemi për t'i dalë për zot çdo qytetari vlonjat, që të ushtrojë lirisht të drejtën e votës siç e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877