INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI forcë e parë? Ja si ironizon kryeministri Rama

LSI forcë e parë? Ja si ironizon kryeministri Rama

Publikuar më: 20:00 19-05-2017

Pas deklaratave të figurave të ndryshme të LSI se do të bëhen forcë e parë në këto zgjedhje, nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit Rama.

Në fjalën e mbajtur në Korçë, ai ka thumbuar aleatin qeverisës mbi pretendimet e vazhdueshme për t’u bërë forcë e parë. Rama tha se PS kishte plane krejt të tjera:

“Se çdo ndodhë pas kësaj marrëveshje këtë do e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët. Gara do jetë shumë e fortë, se LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë dhe ne duam të dalim forcë e parë duke qenë se jemi të parët. Ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS”.

Nuk u ndal vetëm më LSI, pasi kishte ngacmime edhe për PD, me kryetarin e së cilës sapo nënshkroi një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të ndershme:

“Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje”.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328