INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI hap mitingun në Tiranë, Vasili “sulmon” rëndë kryeministrin: Po qeveris një i çmendur

LSI hap mitingun në Tiranë, Vasili “sulmon” rëndë kryeministrin: Po qeveris një i çmendur

Publikuar më: 19:06 15-06-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur pak minuta më parë mitingun e lajmëruar prej disa ditësh në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.

Mitingu duket më i madhi që kjo forcë politike ka pasur ndonjëherë. Hapjen e bëri Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, i cili theksoi se LSI është forcë e parë.

Kryetari i LSI, Petrit Vasili, tha në fjalën e tij se qindra e mijëra të rinj presin me padurim 25 qershorin për t’i dhënë vendit dinjitetin e munguar.

Më tej, ai përmendi dhe timonin e tepsinë, për të cilat është bërë shumë debat kohët e fundit me PS. Vasili deklaroi se me planin e LSI do dështojë plani për tepsi e timon.

“Qindra e mijëra të rinj presim me padurim 25 qershorin për ët dhënë me votë atë dinjitet, atë fuqi të jashtëzakonshme që e çon përpara këtë vend. Ky është klani për Shqipërinë ndryshe, për një Shqipëri që të afron, që ndërton shtetin e dashur, jo shtetin e taksave cnjerëzore. Sot është dita e madhe, që me planin tonë të dështojmë planin e tepsisë dhe timonit”, tha Vasili.

 Petrit Vasili, ka hedhur akuza të ashpra ndaj PS dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai risolli në vëmendje vargjet e Dritëro Agollit, të cilat janë cituar disa herë edhe nga ish-kreu i LSI, Ilir Meta.

“Një kokë e çmendur të gjithë po i çmend”, tha Meta pak ditë më parë, teksa shtoi se koka e çmendur ishte pikërisht kryeministri Edi Rama.

Të njëjtën gjë tha dhe Petrit Vasili nga sheshi “Nënë Tereza” se duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria dhe kjo kokë e çmendur që po qeveris vendin.

“Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria, ku qeveris një i çmendur”, deklaroi Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449