INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI i kthen përgjigje Ramës dhe Bashës: Nuk i trembemi, do t’ja japim përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor

LSI i kthen përgjigje Ramës dhe Bashës: Nuk i trembemi, do t’ja japim përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor

Publikuar më: 13:02 10-06-2017

Në një konferencë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama iu përgjigj edhe akuzave të artikuluara nga i pari i qeverisë në një takim me qytetarët e Belshit, se vendi duhej çliruar nga kanceri e metastazat, ndërsa i referohej LSI-së.

Sipas Luan Ramës, koka që duhet goditur dhe që ushqen metastazat e kancerit është vetë kryeministri.

“Ne jemi parti e ofertës, të tjerët le të vazhdojnë të merren me fjalë. Meqënëse kryetarin e Rilindjes e ka zënë paniku i metastazave të kancerit më lejoni ta bëj të qartë se ato luftohen duke goditur në kokën që i mban e ushqen dhe qytetarët e dinë se kush është koka e metastazës në qeveri dhe politikë”,- tha nënkryetari i LSI-së.

Luan Rama ndër të tjera, i quajti Ramën e Bashën një dyshe të këndshme me të cilën LSI-ja është e gatshme të përballet.

“Nuk i trembemi, do t’ja japim përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor, kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kanabizimit nga qeverisja për integrimin. Ne jemi të hapur të ballafaqohen me ne edhe rilindasit edhe demokrato-rlindasit e Lul Bashës”,- vijoi ai.

LSI gjithashtu ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me bujqësinë, ministri që drejtohet nga Edmond Panariti i LSI-së. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së Luan Rama tha se politikat e ministrisë së bujqësisë nuk janë politika të një ministri por shtetit. Ai e akuzoi Bashën si shërbëtor të Ramës.

“Ne vazhdojmë të jemi transparent ndaj publikut. Dimë të shohim me realizëm defektet dhe dimë të kërkojmë ndjesë për atë çka nuk kemi bërë mirë. Edhe Edi edhe Luli dhe cilido tjetër që ka pak përgjegjësi për punën që bën në zyrë, e di që politikat e një ministrie nuk janë të një ministrie por shtetërore. Dua të nënvizoj një fakt që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë që subvencioni për bujqësinë në vitin 2017 është 13 mln euro, ndërkohë që në Kosovë është 64 mln euro dhe në Maqedoni 170 mln euro. Le të përpiqet s të dojë Basha ta vërë gishtin tek ministri i bujqësisë por tregon sa shërbëtor i verbër është”, theksoi Luan Rama.

Ai tha se këto janë tentativa për të frikësuar LSI dhe për të sugjestionuar elektoratin e saj, duke thënë se do e marrin përgjigjen më 25 qershor. “Pavarësisht kësaj më lejoni të bëj të qartë edhe njëherë për publikun se kryetari i rilindjes Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin dot LSI dhe as i sugjestionojnë votuesit, që do t’ia japin përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kabanizimit nga qeverisja e LSI-së”, tha Luan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0017361640930176