INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI kërkon zbatimin e Kushtetutës për 7 ligjet, Klajda Gjoshe: Gushti vendimtar për integrimin në BE

LSI kërkon zbatimin e Kushtetutës për 7 ligjet, Klajda Gjoshe: Gushti vendimtar për integrimin në BE

Publikuar më: 15:25 28-07-2016

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha nuk e sheh të mjaftueshme miratimi i paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që Shqipëria të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave për në BE. Madje as ligji i “Vetting”-ut i vetëm mund të mos mjaftojë, thotë në një intervistë televizive ministrja Gjosha.
Klajda Gjosha:
“Mesazhi im është miratimi sa më i shpejtë i të 7 ligjeve, kuptohet në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë. Unë jam besimplotë se politika në Shqipëri do të tregojë sërish maturi për të kaluar me konsensus të 7 ligjet në një seancë të jashtëzakonshme. Ne jemi të gatshëm të lëmë pushimet dhe të kthehemi aty për të votuar 7 ligjet vendimtare dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës”.
Partnerët tanë ndërkombëtarë po “ushtrojnë” presion, që miratimi i 7 ligjeve të emergjencës të kryehet brenda muajit gusht, ndërsa kjo duket se ka ndezur dhe një herë debatin politik. Po përse koha është faktor vendimtar për këtë reformë?
Klajda Gjosha:
“Do të ishte shumë pozitive, që ne të miratojmë të 7 ligjet brenda gushtit, për arsye se Shqipëria do të raportojë për ecurinë pranë Komisionit Europian në shtator. Kështu që gushti do të jetë edhe muaji vendimtar për procesin e integrimit dhe për procesin e reformës”.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328