INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI kundër” lojërave” të Erion Veliajt.

LSI kundër” lojërave” të Erion Veliajt.

Publikuar më: 13:53 17-03-2016

LSI ka shprehur qëndrimin e saj kundër projektit të Erion Veliajt për betonizimin e Liqenit. Ndërtimi i këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial është kthyer jo vetëm në kryefjalën e bisedave të qytetarëve, por edhe të vetë politikanëve. Kështu, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur anën e saj kundër ndërtimit të këtij këndi lojërash. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishte premtuar publikisht se nuk do të përdorej beton për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë, ndaj kjo ishte një arsye më tepër që Anëtari i Këshillit Bashkiak të LSI, Ralf Gjoni iu ka kërkuar aktivistëve të shoqërisë civile që t’i drejtohen me një letër Këshillit Bashkiak. Pasi kjo letër të shqyrtohet më pas në Këshill, pritet të ketë mbështetjen e këshilltarëve të LSI dhe nëse kjo letër do të gjejë mbështetjen e kërkuar, LSi dhe PD i kanë votat për të krijuar shumicën që duhet për ta rrëzuar projektin e Veliajt. Fakti që ky i fundit ndryshe kishte deklaruar publikisht, duke thënë se nuk do të hidhej beton në ndërtimin e këtij parku, dhe ndryshe po vepron,duket se është një minus për të dhe projektin e tij famëkeq për qytetarët

Article Logic
Execution time: 0.0016250610351562