INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI kundër nenit 13 për mediat, Vasili: I papranueshëm, do kërkojmë heqjen e tij

LSI kundër nenit 13 për mediat, Vasili: I papranueshëm, do kërkojmë heqjen e tij

Publikuar më: 14:33 18-08-2016

Një tjetër pikë ndan mazhorancësn e majtë PS LS. Neni i shumëdebatuar i ditëve të fundit, ai 13 i projektligjit “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” (SPAK) do përplasë në debate dy aleatët kryesor në qëverisje. Kryetari i grupit kuvendor i LSI-së Petrit Vasili, nëpërmjet një reagimi për mediat është shprehur i surprizuar nga ky nen, ndërsa thotë se ai nuk ka qënë në draftin e kaluar. Petrit Vasili:
“Për të qenë korrekt edhe me ju edhe me opinionin publik, në draftin e kaluar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, të ligjit për SPAKU-un, një paragraf i tillë nuk ka ekzistuar. Unë vërtet jam surprizuar kur e kam parë një nen të tillë të shtuar, pasi ne aty e shqyrtuam gjerësisht ligjin dhe nuk ka pas asnjë përcaktim i tillë, bile nuk është ngritur as ndonjë shqetësim i tillë për të pasur përcaktime të tilla. Sigurisht që koncepti im i pandryshuar, po kuptohet edhe në mënyrë shumë të qartë edhe koncepti i LSI-së, është ky: Është e papranueshme që në demokraci, në një sistem demokratik, të ketë institucione të pakritikueshme dhe në këtë mënyrë, sigurisht edhe thelbi i këtij përcaktimi, qartazi bie ndesh me këtë princip mbi të cilin demokracia ekziston dhe për të cilin është ngritur, ndaj dhe si i tillë vazhdoj ta ripërsëris, është një përcaktim i papranueshëm”.
Vasili lajmëron se LSI jo vetëm që e konsideron të papranueshëm një propozim të tillë por LSI thotë ai, do të kërkojë heqjen e kësaj pike në draftin për SPAK.
Petrit Vasili:
“Qëndrimi ynë është që një përcaktim i tillë është i papranueshëm ndaj dhe si i tillë nuk duhet të jetë në ligj. Pra ligji duhet të pastrohet nga përcaktime të tilla të cilat kufizojnë të drejtën e kritikës, kufizojnë lirinë e medias dhe njëkohësisht atë princip të kontrollit edhe që shoqëria civile apo media ka në kuptimin më të mirë të fjalës, ta vazhdoj të ekzistoj sepse kjo e shëndosh demokracinë dhe nuk e sëmur atë”.

Article Logic
Execution time: 0.0028519630432129