INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, Vasili: Kjo opozitë na duhet

LSI kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, Vasili: Kjo opozitë na duhet

Publikuar më: 20:49 25-07-2017

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me qëndrimin e partisë së tij sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

lg.php.gif

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Vasili pohoi se kjo është opozita që duan shqiptarët dhe jo ajo që qan me lotë krokodili.

lg.php.gif

MESAZHI I VASILIT
Këshilltarët bashkiakë ta LSI-së në Tiranë kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit dhe rreshtohen në krah të njerëzve të thjeshtë. Kjo opozitë na duhet, jo ajo që qan me lotë krokodili për të varfërit dhe në fakt majm oligarkët.

 

Update

Monika Kryemadhi ka përgëzuar sot për qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Me anë të një mesazhi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së e ka cilësuar qëndrimin e këshilltarëve të partisë së saj më shumë se çdo aksion politik, duke i dhanë rëndësi shërbimit ndaj qytetarëve dhe jo kartonit e karriges.

MESAZHI I KRYEMADHIT

Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qendrimi yne!

Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859