INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI letër KQZ/ Kryemadhi i drejtohet deputetëve ''rebelë'': Nuk na përfaqësoni!

LSI letër KQZ/ Kryemadhi i drejtohet deputetëve ''rebelë'': Nuk na përfaqësoni!

Publikuar më: 13:46 13-03-2019

Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së ka vendosur që të çregjistrojë nga regjistri i anëtarësisë të gjithë kandidatët e listës së saj që marrin mandatin e deputetit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është drejtuar sot me një letër Komisioni Qendror të Zgjedhjeve teksa thekson se “çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumë-emërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti”.
Letra e Kryemadhit:

''Çdo invidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individët.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të përfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. ''

letralsi.jpg

letarlsisi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221