INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI marrëveshje me PDS. Milo: Rama i pabesë

LSI marrëveshje me PDS. Milo: Rama i pabesë

Publikuar më: 10:29 25-05-2017

Në prag të nisjes së fushatës elektorale Lëvizja Socialiste për integrim dhe Partia Demokracia sociale kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Pikat e bashkëpunimit i ka bërë publike kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.
Petrit Vasili:
“Në marrëveshjen tonë ne ndërtuam një bashkëpunim politik i cili ka në themel integritetit politik. Marrëveshja është dhe përtej zgjedhjeve. PDS do të ketë garant në zgjedhje LSI. Bindja jonë ka qenë një dhe vetëm një, çdo forcë politike bashkëndan me aleatët vlerat programore dhe morale. Këtu është dhe qasja ndaj votës së lirë. Ne kemi mbështetur zbatimin e ligjin dhe mosprekjen e asnjë votë te PDS “.
Kreu i partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi se kjo marrëveshje është hartuar prej më shumë se një muaji, ndërsa arsyeja se përse PDS vendosi të bashkëpunoje me LSI, Milo i tha publikisht.
Paskal Milo:
“Maksimalizimi i votës për ne nënkupton se kemi një koalicion vlerash ku shqiptarët do shohin vlerat e dy partive që do bashkëpunojmë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme që vota të lexohet drejtë. Kjo marrëveshje na paraqet neve si dy parti tek të cilat ka besim, që nuk punojnë kundër të tjerëve, por bashkëpunojmë me të tjerët. LSI po dëshmon që është parti e hapur e kërkon bashkëpunimin, i vlerëson aleatët, nuk i hedh ata në kosh. Nuk kam pasur mundësi të takoj Edi Ramën, mund të kem mbi një vit e 3 muaj që nuk e kam takuar Edi Ramën dhe kjo jo për fajin tim. PDS është një parti sovrane dhe vendimet e saj i merr brenda institucioneve të saj, dhe nuk i merr leje askujt qoftë si individ apo parti që të kushtëzojmë”.
Dy krerët e partive politike vunë theksin se bashkëpunimi i tyre është programor dhe vlerash. Por kjo marrëveshje sipas tyre merr një rëndësi të posaçme në kushtet kur partitë e tjera të vogla thuajse po asgjësohen, duke garuar në zgjedhjet e 25 qershorit nën siglën e dy partive të mëdha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030331611633301