INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI mbledh Konventën Kombëtare, këto janë fjalët e fundit të Metës si kryetar

LSI mbledh Konventën Kombëtare, këto janë fjalët e fundit të Metës si kryetar

Publikuar më: 17:26 03-05-2017

Pas zgjedhjes së Ilir Metës, Presidenti i i Republikës, Konventa Kombëtare e LSI-së është mbledhur sot për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë, post të cilin do ta mbajë Petrit Vasili.
Duke iu referuar situatës politike në vend, Meta tha se detyrën e presidentit do ta ushtrojë në funksion të stabilitetit dhe dialogut politik.
“Si president i ardhshëm do t’i jap më shumë pushtet stabilitetit dhe dialogut në interes të qytetarëve shqiptarë“.
Meta tha se ishte i bindur se Petrit Vasili do të gëzonte mbështetje.
“Jam i bindur se do e mbeshtesni Vasilin, njehere per LSI dhe njehere per Ilir Meten. Vasili Sakrifikon per bindjet e tij, por nuk eshte nga ata qe rend pas pushtetit. Me Vasilin do marrim rezultatin e enderruar”, tha Meta.
Nw fjalimin e tij tw fundit si kryetar i kwsaj partie, Meta tregoi rrugwtimin e LSI-sw, koalicionin me PD-nw si dhe vwshtirwsw qw kjo forcw ka kaluar.
Meta:
“LSI lindi si një parti për t’i dhënë fund arrogancës. Lindi si një sfidë kundër regjimit dy partiak.
LSI ka qenë forca më e madhe morale për demokracinë dhe zgjedhje të lira në Shqipëri. Nuk besoj se themeluesit dhe të gjithë anëtarët e votuesit e parë të LSI e kanë harruar sesi vetëm në pak muaj, duke pasur të gjithë makinerinë e pushteitt kundër saj, LSI ishte e vetmja që nuk e shkeli Kodin, që nuk u bë pjesë e superdushkut por mori 120 mijë vota të ndershme. Superdushku konsensual për të gjithë ata që anë kuriozë mjaftojnë të bëjnë një kërkim për të parë rezultatet e partive në proporcional dhe maxhoritar për të parë se si u morën mandatet e LSI. Por LSI nuk u dorëzua, por vazhdoi të tregojë rritje aq sa në një natë të errët në prill të 2008-ës u ndryshua në mënyrë konsensuale kushtetuta e Shqipërisë për të eliminuar LSI-në.
Edhe sot e kësaj dite Shqipëria vuan pasojat e atyre ndryshimeve kushtetuese dhe të atij Kodi të mallkuar, ku qëndron një pjesë e mirë e burimit të konfliktit dhe frimës s ëpolitikës nga vota e lirë dhe e ndershme e shqiptarëve. Kurrë s’i harroj ato dy javë të grevës së urisë në Kuvendin e Shqipërisë, jo vetëm të LSI por dhe disa partive të tjera parlamentare, as mbështetësit e LSI çdo ditë përpara Kuvendit. Pavarësisht, ne arritëm të mbijetonim në 2009, në ato zgjedhje të cilat treguar problemet me të cilat ndeshet demokracia në Shqipëri, por u bëmë faktor stabiliteti dhe përshpejtimi të integrimit europian të Shqipërisë. E di që jo pak prej jush nuk u pajtuan me atë vendim të vëshirë për koalicionin e LSI me PD, por ajo ishte e vetmja zgjidhje për t’i shërbyer stabilitetit dhe jo kaosit. Të gjithë le ta dinë se LSI ka rol kycc në liberalizimin e vizave të qytetarëve shqiptarë. Koalicioni me PD nuk ka qenë i lehtë. Kur ka qenë në pikëpyetje marrëdhënia e Shqipëerisë me NATO, LSI ka vendosur kushtete e saj për të respektuar marrëveshjet për kursin euroatlantik të Shqipërisë. LSI do të vazhdojë të jetë forcë e integrimit europian“, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Ilir Meta nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për krijimin e LSI, por edhe të tjerët. Ilir Meta falënderoi popullin e Skraparit për të cilin tha se nuk do ishte ai që është pa besnikërinë e tyre. Gjithashtu ai falënderoi edhe bashkëshorten Monika Kryemadhin për të cilën tha se ka mbetur e njëjta.

“Dua të shpreh disa falënderime. I pari i shkon nismëtarëve të themelimit të LSI që hapën një faqe të re në demokracinë shqiptare. Kam mirënjohje të veçanta edhe për Afërdiata Tutlanin dhe Margarita e Kristaq Tutulani dhe gjithë veteranët që mbështetën LSI dhe patën besim. Mirënjohje për Pëllumb Xhufin dhe Sabit Brokaj dhe të gjithë ata që nuk u pajtuan me bindjet LSI, por ata do kenë një vend të nderuar tek LSI. Mirënjohje për ata që në 6 shtator 2004 ishin 5 vjeç dhe sot janë kandidatë për deputetë. LSI nuk është një njeri, por një institucion për demokracinë. Kam dy falënderime të veçanta pa të cilat nuk do isha ky që jam sot. Falënderimi i parë për popullin e Skraparit. Pa besnikërinë e jashtëzakonshme të atyre njerëzve unë sot do isha një kujtim në politikën shqiptare. Besnikëria e tyre më ka kalitur mua ndaj miqve dhe mbi të gjitha ndaj Shqipërisë. Një falënderim i veçantë i takon Monës, edhe pse vajza jonë sot është më e madhe se kur takova unë Monën. Por Mona ka ngelur ajo që unë kam takuar atë ditë. E falënderoj se unë këtu nuk shoh një Monë, por shumë Mona. E falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen që ajo u ka dhënë vajzave dhe grave në politikë. Më duhet tju them se duhet të falënderoj edhe bashkëkryetarin e LSI në 15 vjet, Petrit Vasilin. Titi sic e thërrasim ne është një njeri i jashtëzakonshëm, i cili për mua ka qenë bashkëkryetar, pasi në 15 vite jeta e Titit ka qenë vetëm LSI. Jam i bindur që ai do jetë një kryetar që do i mbajë të bashkuar. Tek ai më bënte përshtypje se atëherë të kritikoje PD apo doktorin e sotëm që unë vazhdoj ta kem pikë të dobët. Mua më bënte përshtypje sesi një intelektual i shkolluar nuk rendte drejt PD por ishte kritik dhe mosbesues. E dua Petritin se ai nuk rend pas pushtetit, pasi lufton për bindjen e tij. Me Vasilin LSI do ketë atë rezultat që secili e ëndërron.”- tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777