INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI mbledh Konventën Kombëtare, kush do jetë kreu i ri i partisë?

LSI mbledh Konventën Kombëtare, kush do jetë kreu i ri i partisë?

Publikuar më: 19:53 03-07-2017

Edhe në kampin e Lëvizjes Socialiste për Integrim po bëhen lëvizjet e duhura për të përgatitur këtë parti për një opozitë të fortë.

Vetëm katër ditë pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, LSI bën të ditur se do të mbledh Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, thuhet në njoftimin e LSI.

Këto lëvizje në LSI vijën pas largimit të Ilir Metës nga drejtimi i partisë, për shkak të emërimit president. Pas dorëheqjes së Vasilit, emri që ai propozoi për të marrë drejtimin e LSI-së, ishte pikërisht ai i Monika Kryemadhit.  

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271