INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI mblidhet për të dhënë përgjigje nëse do të ketë koalion me PS

LSI mblidhet për të dhënë përgjigje nëse do të ketë koalion me PS

Publikuar më: 18:46 03-04-2017

Sot në mbrëmje  Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të mbledhë strukturën më të lartë të saj, kryesinë.

Burime brenda LSI thonë për newsbomb.al se sot Ilir Meta dhe Petrit Vasili do të informojnë anëtarët e tjerë të kryesisë lidhur me takimin e fundit që dyshja negociatore zhvilloi me kryetarin e PS Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Kryesia do të zhvillohet në selinë e kësaj partie në orën 21.00.

Pas raportimit, vetë struktura më e lartë e kësaj partie do të vendosë mbi propozimet e hedhura në tryezë dhe si do të vijohet me koalicionin me PS.

Edhe Ilir Meta ka thënë ditën e djeshme në tryezë me Ramën se cdo gjë do ta vendoste me strukturat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0062620639801025