Ndërsa na ndajnë 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një ftesë të veçantë dasme.
Biseda në studio e Ylli Manjanit:
“Sokol Balla:
Cila është arsyeja që nuk ktheni përgjigjje?
Ylli Manjani:
Arsyeja është kjo që të thashë! Logjika e LSI është që të respektojmë institucionet që kemi zgjedhur dhe që janë në punë ende. Është hedhur një barrë e padrejtë drejt LSI-së pse nuk përgjigjet për koalicion. Kujt t’i përgjigjemi ne?!
Sokol Balla:
Ftesës që ju ka ardhur.
Ylli Manjani:
Ça ftese?! Ka një ftesë dasme dhe asgjë tjetër. Ka deklarata “i madhi dhe i vogli...” dhe informacione që kemi edhe PDIU-në. Ne duhet të ulemi të diskutojmë për idetë sepse kemi shumë pika të përbashkëta, por kemi edhe çështje të mprehta që na ndajnë”.