Opozita rikthehet në parlament ishte ky vendimi i marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së
Pas një ore bisedimesh në Selinë Blu mes Lulzim Bashës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi shoqëruar nga Petrit Vasili u mor vendimi që opozita të rikthehet në Parlament, i cili zhvillon punimet këtë të enjtje.
Sipas grupit parlamentar të PD-së, Edi Rama duhet të ishte përjashtuar nga parlamenti për fjalorin fyes ndaj shqiptarëve dhe PD do të jetë aty për t’u përballë me kryeministrin.
Mësohet se opzoita do të protestojë kundër fjalorit që Rama përdori dy séanca më parë
Ky takim vjen pas qëndrimit të përbashkët të dy liderave opozitarë për mosbindje civile.
Kujtojmë se të enjtjen që shkoi opozita nuk ishte në seancë ndërsa bllokoi 4 akset kombëtare të vendit.