INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI platformë për arsimin e lartë

LSI platformë për arsimin e lartë

Publikuar më: 22:07 06-04-2017


Ligji i Arsimit të Lartë është pika që ka sjellë debatet më të forta mes mazhorancës. Pas kritikave dhe debateve në distancë mes deputetëve të LSI dhe ministres Nikolla në këtë debat është përfshirë dhe kreu i kësaj partie, Ilir Meta. Sipas kreut të LSI rreziku dhe shqetësini i partisë së tij ka qenë pikërisht implementimi i tij në kushtet e mungesës së akteve nënlivkore. Ndërsa fokusi i LSI janë të rinjtë. Ilir Meta tha se partia që ai drejton po harton një platformë të qartë për këtë çështje që do e bëjë publike në fushatë elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.

"Lidhur me ligjin e Arsimin e Lartë është bërë një debat i vazhdueshëm ku LSI ka qenë e përfshirë dhe shumë aktive. Është hedhur një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, ligji ka qenë pozitiv por ne kemi theksuar rreziqet nga zbatimi i ligjit dhe me aktet nënligjore ku janë hasur dhe vërejtjet e para nga shumë maturantë apo rektore. Ka mjaft hapësirë për të reflektuar. Ne do të kemi një platformë elektorale dhe për këtë çështje".

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508