INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI reagon sërish: Dy rrugë kishim, ose të shkarkonim Ramën, ose Manjanin

LSI reagon sërish: Dy rrugë kishim, ose të shkarkonim Ramën, ose Manjanin

Publikuar më: 16:06 30-01-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish pak orë pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë. Kreu i grupit të saj parlamentar, Luan Rama, ka bërë të ditur se konflikti kishte arritur në një fazë ku skishte rrugë tjetër: “Ose të shkarkohej ministri ose kryeministri”.
“Kishte dy rrugë, ose të shkarkohej ministri ose kryeministri. Konflikti u agravua der në shkarkimin e ministrit. LSI është e vendosur të bashkëpunojë edhe më tej. Me rëndësi është të vazhdojë mirëqeverisia. Kritika është një forcë zhvillimi”, tha Rama në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273