Menjëherë pasi qendrat e votimeve u mbyllen, Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet ish kreut të saj Ilir Meta si dhe Luan Rama deklaruan humbjen e Rilindjes.
Ilir Meta :
“Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes. Shqipëria foli. Të gjithë në këmbë për të mbrojtur verdiktin e shqiptarëve”.
Ndërsa Luan Rama shprehu “ngushëllimet” për Rilindjen.
Luan Rama :
“Rilindja në opozitë! Bravo Shqipëri!
Mesazhi i Kryeministrit dhe lutjet e tij dëshmi e humbjes totale. Tani nuk ka më kthim, as shpëtim dhe as ngushëllim nga humbja e sigurtë!
Udha e mbarë me gjithë timon!”