INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI: Studentët s’kanë kanë mundësi të paguajnë tarifat, Kryeministri hap...

LSI: Studentët s’kanë kanë mundësi të paguajnë tarifat, Kryeministri hap...

Publikuar më: 12:20 27-01-2019

Nëpërmjet një deklarate për mediet, deputetja e LSI, Floida Kërpaci është shprehur se nesër Kuvendi do të fillojë diskutimet mbi amendamentet ligjore të paraqitura nga LSI, reflektuese të kërkesave të studentëve.

Ndër të tjera Kërpaçi u shpreh se kryeministri i ka mashtruar studentët duke thënë se ka plotësuar kërkesat e tyre dhe se ka alokuar fond për arsimin e lartë, ndërsa hap ekspozitë në Berlin me pikturat e tij.

“E ndërkohë që studentët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta, Kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij. Çdo veprim i deritanishëm i Kryeministrit Edi Rama ka qenë fasadë e turpshme dhe synim i errët për të shuar protestën, dhe uzurpuar mendimin e lirë në auditorët universitare dhe lirinë akademike”- tha ndër të tjera Kërpaci.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025959014892578