INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

LSI sulme Ramës dhe Bashës [VIDEO]

Publikuar më: 11:50 15-06-2017

Nuk ndërtohet vendi mbi politikat e mashtrimit. Kështu deklaroi numri dy i lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë një takimi me simpatizantë në Elbasan, duke ironizuar në mënyrë indirekte dy liderit kryesor politik në vend. 

Monika Kryemadhi:
“Nuk ndërtohet një vend si Shqipëria duke u bazuar tek mashtrimi. Nuk është mashtrimi zgjidhja për t’ju marrë votën shqiptarëve. Për t’ju marrë votën shqiptarëve është përulësia, respekti, mirënjohja që politika duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj”.
LSI forcë e parë në 25 qershor, e kjo do të garantojë më shumë shanse për qytetarët deklaroi kryemadhi.
Monika Kryemadhi:
“Duke garantuar vende pune të mirëpaguara, duke garantuar shitjen e prodhimit, duke garantuar subvencionin në bujqësi, duke garantuar infrastrukturën në bujqësi, ne mund të realizojmë ëndrrën tonë, ëndrrën e Bashkimit Evropian. Dhe kjo nuk është larg, është shumë afër. Me datën 25 qershor duke votuar numrin 1, ne kemi votuar për ëndrrat tona që t’i bëjmë realitet”.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209