INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI, Vasili: “Kryefarsa” e Edi Ramës, lufta kundër drogës një dështim total...

LSI, Vasili: “Kryefarsa” e Edi Ramës, lufta kundër drogës një dështim total...

Publikuar më: 12:11 31-08-2017

Petrit  Vasili  akuzon Ramën si njeriun të bërë njësh me drogën, dhe angazhimin e tij në luftën kundër saj  e quan “farsë”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Vasili ka cituar një raport të CIA-s, që sipas tij e vendos Ramën si kryebanditin e kanabisit në Shqipëri.

Në deklaratën e tij të fundit ai duket i revoltuar dhe flet kundër tij me deklarata të forta. “Kryeministri, ose kryefarsa, gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi. Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend, si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë”, ka thënë Vasili.

Sipas tij, “kryeministri gënjen sepse është bërë njësh me drogën, trafikantët dhe krimin e organizuar”, ndërsa CIA ka folur qartë se Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”. 

“Pra, s'ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtesin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj. Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë; dhe kryeministri është vetë kryefarsa”, ka shtuar Vasili

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609