INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lu: Akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri serioze

Lu: Akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri serioze

Publikuar më: 10:39 29-12-2017

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka deklaruar se akuzat ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë serioze. Në një intervistë për "Mapo", Lu deklaroi se këto akuza meritojnë hetim tërësor. Nëse ato provohen duhet të ketë ndjekje të shpejtë penale. Lu bëri të ditur gjithashtu se një nga porositë për kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme ishte hetimi i çështjes pa anshmëri politike.
Donald Lu
Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik.

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039