INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lu dhe Gjiknuri të shqetësuar për hidrokarburet

Lu dhe Gjiknuri të shqetësuar për hidrokarburet

Publikuar më: 10:15 07-11-2017

“Korniza fiskale për hidrobarkuret”, është tema e konferencës që ka bërë bashkë Ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe Ambasadorin Donald Lu. Gjiknuri tha se Shqipëria ka burime hidrokarbure dhe mund të përfitojë më shumë prej tyre, por mungojnë kapacitetet dhe për këtë arsye ai shton së është momenti të ndryshohen modelet e kontratave, pasi me këtë mënyrë i gjithë risku i investimit mbulohet nga të ardhurat e shtetit.

“Mundesa e kapaciteteve dhe mbyllja e syve nga pushtetarët kanë bërë që shumë herë të shkojë dëm shfrytëzimi i tyre. Është momenti të mendojmë përtej eksperiencës sonë të shkurtër, të ndryshojmë modelet tona të kontratave. Gjithë risku i investimit mbulohet nga të ardhurat e shtetit, dhe vetëm kur kontrata del me fitim, shteti mund të marrë një pjesë. Nuk jemi vendi më i pasur, por kemi hidrokarbure. Shumë shpejt do të krijojmë institutin e naftës dhe gazit. SHBA do na ofrojë një model më të qëndrueshëm. Ekspertët amerikanë që erdhën në Shqipëri shihen si hallkat e nevojshme për ta financuar dhe mbështetur. Ky institut do të ketë ekspertë të mirë teknikë që do të na ndihmojnë për negociata dhe kontrata. Industria e naftës ka edhe ndotje mjedisore, na kanë munguar në kontrata. Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi, që të kemi zhvillime të qëndrueshme”, tha Gjiknuri.

Article Logic
Execution time: 0.0055251121520996