Edhe këtë vit me një video-mesazh të veçantë muzikor, punonjësit shqiptarë dhe amerikanë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, kanë shprehur urimet për popullin shqiptar për festat e fundvitit.
Mbi 40 diplomatë amerikanë dhe anëtarë të personelit vendas, përfshi Ambasadorin Donald Lu, kënduan këngën klasike të festave Jingle Bells së bashku me muzikantët e njohur shqiptarë, Lindi Islami dhe Venera Lumani.