INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lu dhe Vlahutin takim me Xhafën, reforma në drejtësi vë në lëvizje ndërkombëtarët

Lu dhe Vlahutin takim me Xhafën, reforma në drejtësi vë në lëvizje ndërkombëtarët

Publikuar më: 13:46 30-05-2016

Muaji Qershor është vendosur si afati final për vendin tonë që të miratohet reforma në drejtësi. Por ndërkohë që opozita është në bojkot parlamentar për 10 ditë, pas përjashtimit të Sali Berishës, nuk dihet se si do të shkojë mbledhja e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, i cili pritet të mbahet të marten. Ndërkohë që ka mbetur pezull një takim i mundshëm mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, faktori ndërkombëtar ka nisur sërisht e ecajaket e tyre.
Një ditë para mbledhjes së paralajmëruar të Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Ambasadori amerikan Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, kanë zhvilluar një takim me kreun e Komisionit, Fatmir Xhafaj.
Takimi i zhvilluar në Krysinë e Kuvendit ka zgjatur disa minuta dhe temë e diskutimit ka qenë pikërisht ecuria e reformës në kushtet kur Partia Demokratike ka deklaruar bojkot pas përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Ndërkohë nuk dihet nëse mbledhja e paralajmëruar për nesër do të zhvillohet apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0031099319458008