Të rinjtë janë shpresa e Ambasadorit Amerikan Donald Lu, se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në rrugën e duhur. Dhe për t’ia arritur kësaj, një moment vendimtar është reforma në drejtësi. Për këtë arsye Ambasadori Amerikan Lu rrëfeu një bisedë me një nga miqtë e tij shqiptar që po kontribuojnë për këtë reformë.
Donald Lu:
“Aleksandër Hamilton erdhi nga asgjëja. Ishte një njeri jetim që punoi që në moshën 11-vjeçare për të mbijetuar dhe u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e Amerikës. Pse është aktual për shqiptarët? Së fundmi pata një bisedë me një mikun tim shqiptar që po punon për reformën në drejtësi. Sugjerimi im është: shpresoj të mbani shënim për sakrificat e burrave e grave që po punojnë ditë e natë për muaj e vite për këtë reformë e për të ndryshuar këtë vend. Ashtu si Hamiltoni, edhe ata po punojnë të shkruajnë historinë e këtij vendi kundra presioneve politike dhe politikanëve të fuqishëm. Historia amerikane është aktuale për ju, pasi jam i sigurtë se mes jush gjendet një George Ëashington apo një Thomas Jeferson i ardhshëm”.