INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lu: Lirimi i Berishës i papranueshëm. Vllahutin: Hetoni politikanët [VIDEO]

Publikuar më: 15:26 09-12-2016

Ambasadori Dondal Lu lëshon akuza konkrete për korrupsionin e gjykatave. Ai ka komentuar sot lirimin e ish kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, duke e konsideruar këtë vendim si të papranueshëm.
Donald Lu:
“Të mërkurën Lul Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. T’i themi gjykatave të korruptuara që kjo është e papranueshme. Duhet te indinjohemi”
E pranishme në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare antikorrupsion, edhe ambasadorja BE Romana Vllahutin kërkon që politikanë të niveleve të larta në Shqipëri të hetohen për korrupsion.
Romana Vllahutin:
“Në raportin e fundit KE ka hartuar disa kushte të vecantë për Shqipërinë. I kërkohet Shqipërisë që të zbatojë ligjet e hartuara, të bëjë investigime edhe të korrupsionit në nivele të larta, pra edhe te politikanët”.
Por Vllahutin është e vetëdishme se kjo nuk mund të realizohet pa vënë në jetë reformën në drejtësi. E kjo do të vijë vetëm nëpërmjet zbatimit të ligjit të vettingut.
Romana Vllahutin:
“Vetingu është çelsi për një reformë të suksesshme në gjyqësor.
Por qeveria flet për segmente politike dhe gjyqsore që po pengojnë zbatimin  e kësaj reforme.
Bledi Çuçi:
“Segmente të politkës dhe të gjyqësorit kanë ushtruar një rezistencë të pamoral do të thoja tregon rëndësinë e këtyre ndryshimeve të cilat sfidojnë në mënyrë forntale status quonë e pandëshkueshmërisë në vendin tonë”

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826