Pak minuta pasi ambasadori amerikan Donald Lu është shfaqur sërish hapur në mbrojtje të kryeprokurores Arta Marku, ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në facebook Rama tha se opozita nuk po lexon drejt Kushtetutën dhe po sulmon drejtësinë.
Edi Rama:
“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë?Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim?”.
Nëpërmjet një statusi të shpërndarë në facebook, Ambasada e SHBA thotë se ligjet janë të qarta për sa i përket zgjedhjes së kryeprokurorit.