INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lu : Mos mohoni lidhjet e krimit me politikën. Ja kush janë

Lu : Mos mohoni lidhjet e krimit me politikën. Ja kush janë

Publikuar më: 10:39 07-11-2017

Mesazhe të forta drejtuar klasës politike shqiptare nga Ambasadori Donald Lu. Diplomati amerikan i kujton politikës shqiptare jo vetëm fjalën e urtë “dielli duket që në mëngjes”, por i kërkoi asaj që të mos mohojë lidhjet me grupet kriminale. Për këtë Donald Lu nuk nguroi të citojë emra konkret.
Donald Lu:
“Ju keni një shprehje “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt. SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”,

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117