INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lu takim me Bashën e Monikën. PD kallëzon penalisht Gramoz Ruçin

Lu takim me Bashën e Monikën. PD kallëzon penalisht Gramoz Ruçin

Publikuar më: 16:22 20-12-2017

Përplasja politike mes shumicës dhe opozitës vijoi edhe këtë të mërkurë, 3 ditë pas protestës së opozitës dhe zgjedhjes së prokurores së përgjithshme të përkohshme. Demokratët i janë drejtuar organit të akuzës me kallëzim penal ndaj Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe punonjësve të Gardës. Demokratët akuzojnë për 3 vepra kryeparlamentarin Ruci . Ndërsa socialistët kërkuan përjashtimin me 10 ditë të 10 deputetëve të opozitës, që sipas tyre ushtruan dhunë n ë sallën e Kuvendit. Për dhunën e ushtruar në kuvend ka folur për herë të parë edhe Gramoz Ruci.
E pikërisht dhuna e ushtruar brenda dhe jashtë sallës së parlamentit ka vënë në lëvizjes ambasadorin Donald Lu. Pasi dënoi ashpër dhunën e ushtruar, diplomati amerikan ka i është drejtuar zyrës së Lulzim Bashës. Takimi me te zgjati më shumë se 60 minuta, ndërsa zyra e shtypit e partisë demokratike ka zbardhur detaje të bisedës.
PD:
“Kryetari i opozitës Lulzim Basha i përcolli sot ambasadorit amerikan Donald Lu kundërshtimin e prerë të Partisë Demokratike për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm. Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu ambasadorit amerikan qëndrimin e pandryshueshëm të PD për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetutshmërisë”.
E direkt pas takimit me kryedemokratin Donald Lu mbërriti në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku për rreth një orë bashkëbisedoi me Monika Kryemadhin.

Article Logic
Execution time: 0.0017437934875488