INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama: E shëmtuar ajo që po bën kryeministri me jetën e qytetarëve

Luan Rama: E shëmtuar ajo që po bën kryeministri me jetën e qytetarëve

Publikuar më: 10:58 20-01-2018

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar pas publikimit të videos së Ramës, ku ai shfaqej në QSUT së bashku me mësuesen e sëmurë me kancer, duke thënë se problemi ishte zgjidhur. Për Luan Ramën kjo që po bën kryeministri është pazar dhe propagandë me jetën e qytetarëve.
Reagimi i Luan Ramës:
E shëmtuar: kryeministri – pazarpropagandë me jetën e qytetarëve! Sot Edi Rama na uroi mirëmëngjesin e të shtunës me një shfaqje të shëmtuar, e denjë për pazarpropagandën e tij të neveritshme! Mësuesen nga Rrësheni, që me të drejtë denoncoi ditë më parë mungesën e ilaçeve në QSUT, ndër to edhe herceptina që përdoret për të sëmurët me kancer të gjirit, e mori për dore dhe e dërgoi vetë nën shoqërinë e kamerave tek reparti i onkologjisë, për të na treguar se ilaçi më në fund, pas 6 muajsh paska ardhur, dhe tani e sëmura mund ta marrë atë!

Morali i fabulës së pazarpropagandës së kryeministrit është i qartë: për t’u shëruar nga sëmundja, duhet t’i thuash kryeministrit; për të ardhur ilaçi, duhet t’i thuash kryeministrit; që ta marrësh ilaçin; duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta japin ilaçin në QSUT, duhet të shkosh me kryeministrin; që të ta bëjnë ilaçin, duhet të shkosh me kryeministrin! Sepse zoti është ai, shteti është ai, doktori është ai,jeta është ai, vdekja është ai! Dhe pastaj na flet për sistemin, për shëndetësinë falas!…“… asht e neveritshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391