INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama flet për largimin e Xhafës: Dorheqja e Ministrit të Brendshëm si parathënie e rënies së Ramës...

Luan Rama flet për largimin e Xhafës: Dorheqja e Ministrit të Brendshëm si parathënie e rënies së Ramës...

Publikuar më: 12:09 27-10-2018

Luan Rama zëvendës kryetari i LSI, ka reaguar lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt, përmes një statusi në Facebook.
“Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit!”

Kështu e nis Luan Rama reagimin e tij, ndërsa shkruan se pavarësisht rrethanave dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz.

“Dorëheqja si institucion në politikën shqiptare, për fat të keq vazhdon të mbetet episod, pa mundur të bëhet dot një fenomen i qasjes së përgjegjshme, të paktën në dimensionet e skrupujve moralë. Por gjithsesi, edhe ky episod thotë shumë më tepër nga sa është “lexuar” deri tani.” Shkruan Tahiri ndërsa shton se Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta!

luanrama.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547