INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama i kërkon dorëheqjen. A do ta japë? Ja çfarë thotë Edi Rama

Luan Rama i kërkon dorëheqjen. A do ta japë? Ja çfarë thotë Edi Rama

Publikuar më: 12:21 28-06-2018

Gjatë fjalës në Kuvend, nënkryetari i LSI, Luan Rama i ka hapur Ramës një sfidë.

"Nëse ka një datë për hapjen e negociatave atëherë unë jap dorëheqjen sot, nëse nuk ka atëherë le ta japi Rama", kjo ka qenë deklarata që Rama ka bërë nga foltorja.

Por kësaj deklarate Rama i është përgjigjur me një paralajmërim të fortë dhe për zgjedhjet:

"Do iu kthej përgjigje patjetër, por kur të jeni në pushtet. Ka kohë, ne kemi datën këto thonë jo. Në qershor e kanë problem, se atëherë i pësojnë goditjet.

Do vijë qershori tjetër, një rrugë e dy punë. T’ju rregullojmë mirë siç e meritoni. Në korrik vjen ekipi i Komisionit Europia" thekson Rama

Fjala e plotë e Luan Ramës

“Sot duhet të ishte ditë reflektimi dhe Kryeministri, duhet të vinte këtu me një ofertë politike, që të programojë veprimin e të gjithëve bashkë se çfarë duhet të bëjmë, sa për korrektese formale në shprehje qershori nuk është datë, nëse ka ndonjë që e di qershorin datë le ta thotë.

Nuk ka një datë për çeljen e negociatave e nëse rekomandimi ka një datë dhe thotë që në x qershor do të çelen negociatat unë jap dorëheqjen sot ose ta japë Rama nëse nuk është kështu.

Sot është 28 qershor, çfarë tha Rama dhe shpura e ministrave më 17 prill kur u dha rekomandimi pa kushte.

Atë që do e konfirmojnë sot krerët e shteteve të BE nuk është miratuar rekomandimi për çeljen e negociatave me BE. Çfarë fiton vendi sot, shtyrjen më një vit të vlerësimit nëse do hapen apo jo.

Nuk do çelen negociatat në 2019 nëse ne do bëjmë atë që kemi bërë deri më sot, nuk e kam për turp të kërkoj ndjesë nëse del e kundërta, as të iki nga Kuvendi nëse do të çelen negociatat në qershor të 2019”,tha ndër të tjera Luan Rama.

Fjala e plotë e Edi Ramës

"Ne nuk kemi punë me këta, se kemi punë për të bërë dhe në këtë, nuk mund t’i mbajmë më në kurriz, boll kemi rënë në nivelin e këtyre, njerëzit pyesin ore për çfarë flasin këta, ne boll më, mjaft ti lëmë në punën e tyre.

Kam marrë ftesën për të shkuar në Bruksel për të nisur diskutimin për punën përgatitore. Këta thonë jepni dorëheqjen. Do flas me kryeministrin e Maqedonisë dhe do iu kthej përgjigje patjetër, por kur të jeni në pushtet. Ka kohë, ne kemi datën këto thonë jo. Në qershor e kanë problem se atëherë i pësojnë goditjet. Do vije qershori tjetër një rrugë e dy punë.

T’ju rregullojmë mirë siç e meritoni. Në korrik vjen ekipi i Komisionit Europian.

Nuk kemi opozitë dhe opozitën e kemi në terren ne rrjetet sociale, po këtyre ca do ti bëjmë? Jemi vetëm edhe qeveri edhe në opozitë. O zot po budallallëkun pse e le pa kufij?", deklaron Rama

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822