INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luan Rama i LSI, për pajisjen e përgjimit: Nëse është e vërtetë jemi para një skandali

Luan Rama i LSI, për pajisjen e përgjimit: Nëse është e vërtetë jemi para një skandali

Publikuar më: 10:09 16-05-2016

Dyshimeve të forta në lidhje me përgjimet nga policia në kundravajtje me ligjin i është përgjigjur edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama. Ai ështe pyetur nga Panorama dhe ka thënë se edhe pse nuk ka shumë informacion është i priru të  presë rezultate e hetimit të nisur nga Prokuroria.
Gjithësesi sipas tij nëse realisht gjendet një pajisje përgjuese e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim, jemi përpara një skandali të madh shtetëror.
Ai bën apel që Prokurori i Përgjithshëm dhe instrumentet e kontrollit parlamentar të investohen maksimalisht, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore cilindo person përgjegjës.
Luan Rama thekson se për praktikat ligjore të përgjimit dhe pajisjet e përgjimit, ka akte e norma ligjore të përgatitura me shumë seriozitet dhe kujdes maksimal, ndaj çdo devijim prej rrugës ligjore duhet ndëshkuar. Ai shton se nuk e di se sa i vërtetë është lajmi që pajisja nuk qenka e Policisë së Shtetit, por e Interforcës, misionit italian që asiston Policinë e Shtetit, por ai di që Interforca, e cila ka qenë prezente në Shqipëri edhe kur ai drejtonte Ministrinë e Brendshme. E në atë kohë sipas tij nuk vepronte jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë marrëveshjes që normon bashkëpunimin mes saj dhe Policisë së Shtetit. Madje ai sqaron se pajisje nuk është një telefon celular apo një çakmak që dikush e ka fshehur në xhep dhe e paska futur pa dijeni në mjediset e Policisë! Për çdo pajisje që vjen dhe hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë ka norma ligjore të përcaktuara, ku është marrë apo ku është blerë, kush e ka sjellë në Shqipëri, në cilën pikë doganore është futur, në emër të kujt është futur, kush e ka bërë praktikën në doganë e një mori e tërë pyetjesh, të cilat shton Sekretari i LSI, Rama me siguri duhet t’i zgjidhë Prokuroria.

Article Logic
Execution time: 0.0042099952697754