Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e opozitës.
Luan Rama tha ndër të tjera se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje është e rëndë për të gjithë, gjithashtu Rama sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama ndërsa tha se nuk është me ata që thonë le të mos marrë pjesë opozita.
Fakti që insiston pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje është arsyeja pse jemi në këtë zgjedhje. Edhe nëse do të thonim se fajin e ka 100% opozita, mospjesëmarrja e saj është e rëndë në të gjitha rastet. Unë nuk jam nga ata që mendojnë që le të mos marrë pjesë opozita, do të krijojmë një opozitë tjetër. Nuk e krijon politika opozitën, por vota qytetare.
Rama ka komentuar ditën e sotme rolin që LSI ka në politikën shqiptare. I ftuar në AbcNews, Luan Rama tha se zgjedhja e Ilir Metës së President është vetëm një e mirë që i shtohet LSI dhe shtetit shqiptar.
”Është një vlerësim naiv dhe pa bazë, sepse zgjedhja e zoti Meta në krye të Republikës është një detyrë tjetër edhe për shkak të rolit që ka mbajtur këto kohë Ilir Meta që është dominuar nga fakti i dialogut që është prioritet kombëtar. Ju e keni parë që Meta edhe pa qenë President i Republikës është parë shumë herë në këtë rol.”